Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptar që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe një zemër të “artë”. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja zvicerane “Blick”,Mehmedi ka vendosur të ndërtojë një shtëpi për t’ia dhuruar një familjeje të varfër në Padalisht, një fshat i vogël ku ka jetuar babai i tij deri në vitin 1983.

Sipas “Blick”, Mehmedi, nëpërmjet babait të tij njohu familjen Mustafi, që ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Familja përbëhej nga 6 persona që jetonin në një dhomë për të fjetur në 2 krevatë, ndërkohë që banesa nuk kishte as kuzhinë e as banjë.

Kam ndier një të therur në zemër, bora binte brenda shtëpisë. E dini se të ndërtosh një shtëpi nuk është aspak ekonomike. Por unë jam me fat për atë që kam dhe dua që edhe të tjerët të jenë mirë”, ka deklaruar Mehmedi, i cili është njohur me familjen Mustafi, e detyruar të jetojë pa kuzhinë dhe banjë, me vetëm dy krevate në dispozicion.

Një situatë kjo që shtyu Mehmedin të marrë vetë iniciativën dhe të financojë ndërtimin e një banese për këtë familje. Investim, shifrën e të cilit Mehmedi ka preferuar të mos e tregojë.

Familja gjashtëanëtarëshe Mustafi nga fshati Padalisht i Gostivarit, tash e sa vite jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë. Kanë një dhomë të vetme që e ndajnë të gjashtë antarët e familjes, pa banjo, pa kuzhinë, me një shporet të kohës. Ata ndajnë dy krevatë, ndërsa në to duhet të flejnë gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë.

E zonja e shtëpisë Hamide Mustafi, na tregon edhe kuzhinën e saj të improvizuar, në të cilën, siç shprehet, gatuan atë që ka, pasi për luks aq që mendojnë ndonjë herë.

Lëre që nuk kemi, por edhe sikur të kishim paisje shtëpiake, nuk do kishim ku ti vendosnim”, thotë më tej Hamidja 58 vjeçare, ndërsa tregon vendin në oborr që i mbajnë teshat e tyre.

I shoqi i Hamides vuan nga një sërë sëmundjesh, ndërsa djali i saj Ismaili 24 vjet, është i papunë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, Elemdinin 6 vjetë dhe Elmedina 3 vjeçe. Merren me bujqësi, ndërsa Ismaili punon nganjëherë me dru, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket sikur koha kishte ngecur për ata, institucionet dhe shteti as që ishin interesuar ndonjëherë për t’u dalur në ndihmë.

Por para një viti marrin lajmin se edhe pak do të qëndrojnë në ato kushte. Lajmin e gëzueshëm e marrin nga futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Memedi, i cili me mjete vetanake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpine e re te kesaj familjeje. Objeki është gati dhe pas vendosjeve të paisjeve në banjo dhe kuzhinë, familja Mustafi do të vendosen aty, e ku ky dimër do jetë shumë më i ngrohte dhe sigurt për ata. Familja Mustafi falemenderojë pafundësisht familjen dhe vet Admir Memedin, që ua rikthejnë shpresën e jetës, sidomos dy më të vegjëlve të tyre.

Shpërndaj me