Mbrojtësi francez Adil Rami mund t’i bashkohet skuadrës së Serie A së Italisë, Bresha. Sipas “Corriere dello Sport”, Rami është lojtar i lirë, që kur u përjshtuar nga Olimpik Marsej, pasi kishte munguar në një stërvitje për t’u paraqitur në një shou televiziv në Francë. Rami te Bresha do t’i bashkohet sulmuesit temperament Mario Balotelli. Sulmuesi italian më herët këtë javë firmosi kontratë trivjeçare me skuadrën italiane, ndërsa skuadra italiane interesohet edhe për transferimin e mbrojtësit anësor italian Ignazio Abate. Ky i fundit po ashtu është pa skuadër, pasi është liruar nga Milani këtë verë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...