Ministri i Diasporës, Edmond Ademi thotë se ndërtimet jolegale në Ohër në zonën e mbrojtur nga UNESKO siç janë shtëpitë, objektet hotelierike dhe hotele mund të numërohen në gishta. Sipas tij pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve pa leje janë garazhe, rrethoja ose shkallë shtesë. Në një intervistë për Evropën e Lirë, Ademi komenton edhe kritikat e sektorit civil, sipas të cilave në Baku në prezantimin e listës së ndërtimeve pa leje është dhënë numër shumë më i vogël, pra janë prezantuar 1076 ndërtime pa leje, ndërsa OJQ-të pohojnë se bëhet fjalë për mbi 11 mijë ndërtime të tilla. Ademi këmbëngul se numrat janë ato që janë prezantuar dhe se nuk ka arsye se përse të ulet ose të rritet.

Ligji për Legalizim është miratuar në kohën e VMRO-DPMNE-SË, dhe tani as kryetari i komunës e as vet komuna, por as ndonjë institucion tjetër nëse subjekti i plotëson kushtet për legalizimin e shtëpisë apo çfarëdo qoftë objekti nuk mudn t’ia kontestojnë, sepse edhe nëse kryetari i komunës e konteston, do të marrë miratimin e gjykatës në bazë të ligjit për legalizim. Tani a janë ose jo numrat që i prezantojnë, unë nuk e di. Unë i besoj kryetarit të komunës për gjendjen aktuale si të tillë se në momentin që ishim në Baku rezultatet ishin ato. Nuk kemi nevojë as të shtojmë as të zvogëlojmë- deklaroi Edmond Ademi, ministër i Diasporës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...