Presidenti i Federatës se Kosovës, Agim Ademi në emisionin e “Rtshsport” ka folur rreth futbollit të Kosovës dhe atij Shqiptar.

“Futbollin e Shqipërisë e shoh ende më para se atë të Kosovës. Jo vetëm për rezultatet momentale, por edhe për organizimin e shtrirë që ka, duke filluar nga infrastruktura, sepse kini parasysh ne kemi qenë një shtet që ka qenë një shkollë e përbashkët me ish-Jugosllavinë. Megjithatë, dalja jonë për rreth 10 vite nga futbolli na ka kushtuar shumë. Shqipëria ka pasur mundësinë për të ecur përpara dhe është zhvilluar shumë, në aspektin profesional dhe organizativ dhe infrastrukturë. Edhe kushtet klimatike anë më të mira në Shqipëri dhe ndërprerja është më me shkurtër. Në aktualisht e kemi ndërprerë akoma kampionatin. Kemi ndërtuar dy fusha që i përballojnë kushtet e vështira,” tha mes tjerash presidenti i Federatës së Kosovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...