Është vetëm kampionati i Bjellorusisë në futboll që nuk ka pezulluar aktivitetin deri më tash, pavarësisht përhapjes së pandemisë “Covid 19”. Kampionatet e tjera, e po ashtu edhe ai i Kosovës tashmë janë pezulluar deri në një afat të pacaktuar. Futbollistët e klubeve të Kosovës vazhdojnë të stërviten individualisht nëpër shtëpitë e tyre në këtë kohë izolimi. Nuk dihet se kur do të mund të bëhen bashkë për t’i zhvilluar 11 ndeshjet e fazës së fundit të këtij edicioni, por edhe duelet e serisë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton “EkonomiaOnline. Megjithatë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka besim se kampionati mund të rifillojë muajin e ardhshëm. Por, klubet janë paksa skeptike se garat mund të rifillojnë gjatë muajit prill.

“Po besoj shumë që do të fillojë më herët në mënyrë mos t’i mundojmë shumë klubet tona që të zhvillojnë ndeshje çdo tri ditë. Dhe, nëse do të jetë ngarkesë e papërballueshme për klubet, sigurisht që do të kërkojmë nga UEFA që të na pranojë një afat tjetër”, ka thënë Ademi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...