Drejtori i festivalit për fëmijë ‘Ylberi’ në Shkup ishte në emisionin e mëngjesit për të folur rreth jubileut 20 vjeçar të këtij festivali. Ai tha se festivali vazhdon traditën që ka nisur prej 20 vjetësh pavarësisht vështirësive në fillim, sot janë festivali numër një në Maqedoni për fëmijë. Së bashku me fëmijët fitues të çmimit Grand Prix të cilët u shprehën të lumtur për fitoren e tyre dhe të papritur, drejtori i festivalit tha se ‘Ylberi’ do vazhdojë edhe me tej me aktivitetin që ka nisur.

E vetmja keqardhje që ka drejtori është se salla e Teatrit Kombëtar ku u mbajt festivali u mbush plot ndërkohë kishte që kishte kërkesa të shumta për ta parë nga afër, mirëpo Ademi thotë se kalimi në një sallë më të madhe mund të ishte e rrezikshme.

Fëmijët e vegjël nga ana tjetër na treguan për përgatitjen e këngëve dhe fakti që se prisnin të marrin çmimin Grand Prix, pasi sa më tepër jepeshin çmimet aq më pak ato dëgjonin emrin e tyre.

Lisi, Doruntina dhe Ylli ishin fitues të çmimit Grand Prix për këtë vit, ndërkohë që nuk munguan edhe çmime të tjera në kategori të ndryshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...