Prej pesë vitesh mungesë në tregun muzikor, Adele duket se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja e hiteve “Hello”, “Someone like you” etj, i ka gati projektet e saj të reja. Ajo ka zbuluar se kur do ta lançojë albumin e ri gjatë dasmës së njërës prej mikeshave të saj.

Kur po mbante një fjalim para të ftuarve, Adele u shpreh:

“Prisni albumin tim në shtator”

Albumi i fundit i këngëtares, i titulluar “25”, u shpall albumi i vitit në 2017-ën, gjatë çmimeve “Grammy”.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...