Parashikimi i rezultateve të ndeshjeve në Kampionatin Botëror është kthyer në një traditë në vitet e fundit. Rusia ka zgjedhur një mace të shurdhër, si parashikuese të fitueseve të ndeshjeve gjatë Botërorit, që nis këtë të enjte. Rusët thonë se macja e tyre, ka disa aftësi që nuk i kanë krijesat e tjera. Macja do të përdor shqisat e saj për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve.

“Ashtu si pjesa e madhe e maceve të bardha me sy të kaltër Ashli është i verbër dhe Ky është faktor i mirë për atë sepse dëgjon vetëm rrahjet e zemrës së vet. Që ne ta kuptojmë se cilin do zgjesh Ashli fitues të Botëror ditën e ndeshjes do i ofrojmë të zgjedh mes dy enëve me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje”, tha Anna Kondratyeva, veterinere.

Macja me emrin Ashilles, aktualisht po stërvitet nga veteriner ekspert në Shen Petersburg. Vendi organizator, duke parë famën që fitoi Oktapodi Paul, i cili gjatë Botërorit të 2010-ës arriti të parashikonte saktë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mendoi të vazhdonte këtë traditë.

Shefkije Alasnai

 

Shpërndaj me