Spitali Klinik Acibadem Sistina tanimë me ekip të ri të mjekëve kardiokirurg nga Kardiokirurgjia e fëmijëve. Ekipi përbëhet nga 15 mjekë ku një pjesë e tyre janë nga Spitali Acibadem Sistina- Turqi ndërsa do të kryejnë ndërhyrje në “Acibadem Sistina” Shkup. Në ekipin i cili u prezantua sot, pjesë është edhe Vlladimir Çadikovski i cili është kardiokirurgu i vetëm në Maqedoni për fëmijë. Pjesë e ekipit janë dhe disa kardiokirurg, kardiologë, anesteziolog, internist si dhe pediatër.

 Pata mundësi t’i vizitoj Spitalet Axhibadem Sistina në Turqi dhe jam i fascinuar nga operimet komplekse që kryhen atje si dhe numrin e intervenimeve. Kam kënaqësinë për mundësinë që të bëjmë një Qendër të akredituar dhe referente për fëmijët me mani të zemrës, me ndihmën e kolegëve  si dhe në njëfarë mënyrë ta kopjojmë plotësisht programin e tyre të suksesshëm në vend në kuadër të një korporate të përbashkët siç është “Acibadem Sistina”-pohoi Vlladimir Çadikovski, Kardiokirurg për fëmijë.

Dr. Çadikovski na i prezantoi planet për hapjen e një reparti në tillë në Sistina. Ai ka përvojë të madhe, shumë vite ka punuar në Kardiokirurgjinë e fëmijëve  dhe në punën e tij numërohen më shumë se 400 operime. Në Stamboll ka dy qendra për kardiokirurgji Ataken dhe Bakrkoj. Së bashku me profesor Ersinin kemi operuar më shumë se 15,000 pacientë gjatë 25 vitet e fundit”-tha Jusuf Kenan Jalçinbash, “Acibadem Sistina”- Stamboll.

ALSAT

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...