Mediat në Itali dhe në Brazil raportojnë se AC Milan ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, duke siguraur firmën e Everton Soares. Për sulmuesin anësor, klubi brazilian Gremio, kërkonte 35 milionë euro. Mirëpo Leonardo e ka zgjidhur këtë duke futur në klauzolë disa bonuse për klubin, nëse Soares kap shifrat e përcaktuara. Për Soares interes të forta ka pasur edhe nga Mançester Siti, por Leonardo është gjithmonë një hap para me lojtarët dhe talentet që vijnë nga Brazili. Këtë sezon sulmuesi Soares ka luajtur në 7 ndeshje si titullar dhe 3 të tjera si zëvendësues, duke shënuar 4 gola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...