Një tjetër ngjarje është regjistruar mbrëmjen e së dielës me dyshimet për abuzim seksual me të mitur.

Në Pejë, policia kosovare arrestoi një mashkull të komunitetit rom pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një femër të mitur nga po i njëjti komunitet.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Loading...

Shpërndaj me