Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi, është lënduar rëndë në ndeshjen e fundit në Bundesliga-n gjermane, që me shumë gjasë do të mbajë jashtë fushave për disa muaj. Abrashi u desh të linte fushën pa kaluar as gjysmë ore në ndeshjen ndaj Hertha Berlin. Kontrollet e detajuara zbuluan edhe dëmtimin e rëndë të ligamenteve në gjurin e djathtë që do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, transmeton tch. 28-vjeçari Amir Abrashi bëhet kështu një mungesë e sigurt për kombëtaren shqiptare, për sfidën miqësore të këtij muaji kundër Norvegjisë.

Shpërndaj me