Sky Sport” raporton se skuadra e Barcelonës ka nisur të mendojnë seriozisht për Nejmarin dhe në Paris, ditën e sotme kanë mbërritur drejtuesit për të diskutuar në lidhje me brazilianin. Drejtori i përgjithshëm Erik Abidal dhe një nga pjesëtarët e bordit drejtues, Havier Bordas kanë udhëtuar në drejtim të Parisit. Ata synojnë që të diskutojnë me drejtuesit e PSZH-së dhe t’i bindin për një transferim të brazilianit në “Camp Nou” duke qenë se kjo është edhe dëshira e vetë Nejmarit. Drejtuesit e PSZH-së janë dakord për ta lejuar të largohet, megjithatë jo pa plotësuar kushtet që ka sa i përket termeve financiarë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...