Abbie,  është qeni që ka kaluar valën më të gjatë me lundrim në distancë prej 107.2 m. Abbie po ashtu ka provuar edhe lëshimin nga parashuta së bashku me pronarin e saj, Michael Uy nga SHBA-të. Abbie është adoptuar nga pronari aktual i saj Michael Uy, i cili e ka dërguar në plazh vazhdimisht për ta rehabilituar. Ai i ka mësuar sporte të ndryshme për ti krijuar vet besim. Abbie ka mbijetuar dhe është zhvilluar shumë me sportet dhe tani është shndërruar në qenin që ka thyer rekord për lundrim.

Shpresoj që tregimi jonë të inspiroj shumë njerëz të tjerë që të bëjnë më shumë gjëra me qentë e tyre. Ata janë kafshë me aftësi të mrekullueshme të atletikës. Ata  dëshirojnë të bëjnë diçka më shumë se vetëm një shëtitje prej 10 minutave për çdo ditë. Kurrë nuk e kisha menduar që Abbie do bëhej një qen që lundron, nuk mund ta dini sa i mirë është qeni juaj pa provuar.- tha Michael Uy- pronar i qenit që lundron

Abbie ka filluar me lundrim në vitin 2008 dhe që atëherë ka fituar medalje në çdo garë që ka konkurruar.

Elmedina Aliji

Loading...

Shpërndaj me