Në konferencën për shtyp para ndeshjes përballë Partizanit, trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka njoftuar se së bashku me pjesën tjetër të skuadrës do të dalë në stërvitje edhe transferimi më i fundit në merkato, Kristal Abazaj.

Ky është thelbi që e kam marrë skuadrën vonë. Ka ardhur Obanur me dy ditë stërvitje dhe mund të luajë të premten. Vjen Abazaj në stërvitje dhe me këto kushte duam të marrim pikët e para”, tha Duro.

Verilindorët kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin duke e huazuar nga skuadra e Anderlehtit. Për Abazajn, Kukësi do të jetë një mundësi e mirë për t’ia rifilluar nga e para pas problemeve me dëmtimet dhe hapësirën e paktë që pati në Belgjikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...