E izoluar nga shtëpia e saj në Prizren, Tayna ka vendosur të bëjë disa rrëfime të sinqerta në lidhje me jetën e saj private.

Reperja e njohur shqiptare ka folur për dashurinë dhe lidhjet si dhe problemet me shëndetin mendor, çështje këto që kanë ngjallur interes në mesin e ndjekësve.

Tayna është shprehur shumë e vendosur se nuk do të lidhet ndonjëherë me ndonjë personazh të njohur, ndërsa shton se nuk ka qenë kurrë e dashuruar:

“Ende në pritje jam nëse më bën përshtypje shumë dikush”, shprehet ajo.

Reperja ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni për një pjesë të shkurtër kohore, por tani thotë se e ka kaluar pasi jeta është e bukur.

Tayna shprehet gjithashtu se nuk do ta falte tradhtinë por nuk lëndohet nëse ndodh pasi nuk pret asgjë nga askush.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...