Përfitimet në segmentin e veturave të vogla vazhdon të shënojnë rënie dhe prodhuesit po shqyrtojnë mundësinë e shuarjes së disa modeleve.

Trendi i rënies së kërkesave në segmentin e “super-mini” është vërejtur në veçanti në Evropë, ku në vitin 2017 ka pasur pjesën e vet prej tetë për qind në tregun e përgjithshëm.

Sipas mediave evropiane, grupi Volkswagen dhe PSA kanë shprehur pasiguri rreth këtij segmenti.

Drejtori i grupit VW Herbert Dies është ankuar ndaj limitit më të ashpër të ndotjes prej vitit 2020, ku veturat e vogla nuk mund t’i kontribuojnë kësaj ulje.

Për të përmbushur normat e emetimit të gazrave, VW do të rrisë çmimin e modelit të tij më të vogël Up! për 3.500 euro.

Edhe Grupi PSA paralajmëron se mund të ndërpresë prodhimin e disa veturave të saja të vogla si Peugeot 108 dhe Citroen C1, së bashku me Toyota, e cila nga viti 2021 nuk do të prodhojë më modelin Aygo në fabrikën e përbashkët në Çeki.

Për çfarëdo rasti, segmenti i veturave të vogla mund të mbetet pa adutin e tij kryesor – praninë në treg. Besohet se elektrifikimi mund të jetë pjesë e kësaj klase, por nga VW tashmë kanë hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...