Maria Angelica Ramos është trajnere tashmë 49 vjet, ndërsa më shumë se 40 vjet i ka kaluar në klubin e Limas, America Mimi Sporting ku rreth 1000 lojtarë kanë kaluar nëpër trajnimet e saj. Trajnerja 92-vjeçare e futbollit në Lima e njohur si La Vieha, nuk ka lejuar që mosha t’ia ngadalësojë ritmin derisa qëllimi i saj mbetet t’i bëjë peruanët e rinj futbollistë profesionistë.

Kam këtu më shumë se 40 vjet, por kur jetoja në Barranco e kisha një ekip. Atë e kam lënë kur kam ardhur këtu andaj imagjinoni se sa shumë vjet jam në këtë sport dhe nuk kam marrë kurrfarë shpërblimi s’kam as pagë, vetëm u ndihmoj fëmijëve. Kisha këtu edhe fëmijë shurdh-memec e kisha një fëmijë që mezi ecte e tani ai madje ka të dashur – thotë tranjerja Maria Angelica Ramos.

Me stilin e saj që bie në sy, gjuhë të ashpër dhe kërkesa të larta për disiplinë, ajo tashmë e ka dashurinë e lojtarëve të ri që e shohin atë si nënën e dytë. Ramos ua ka dedikuar shumicën e jetës së saj fëmijëve dhe kurrë s’kishte kohë për familje të vete. Në momente nostalgjike ajo pranon se nuk është dashur të sillej kështu meqë tani shpesh ndjehet vetëm.

Melihate Rustemi

Shpërndaj me