Së paku katër mijë kompani vendore dhe të huaja do të mund të aplikojnë për një pjesë të kulaçit me vlerë prej 79 milionë euro, që Qeveria e parashikoi si mbështetje për ekonominë. Aplikimi fillon të hënën, ndërsa do të zgjasë deri më 1 gusht. Para nga arka shtetërore mund të marrin vetëm ndërmarrjet që vitin e kaluar kanë investuar në kapacitete prodhuese, kanë pasur bilanc pozitiv në llogari në fund të vitit dhe nuk e kanë ulur numrin e të punësuarve. Ata që do të zgjidhen paratë do t’i marrin më 25 nëntor.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...