Në rrëmujën e shkaktuar në koncertin e Soolking në Algjeri ku ishte edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se po udhëtonte drejt vendit të reperit për të performuar hitin “Zemër” në stadiumin ku do mbahej koncerti.

Mediat e huaja kanë raportuar se për shkak të thyerjes së njërës prej hyrjeve u shkaktua rrëmujë e madhe që i mori jetën 5 personave.

Nga pesë viktimat, tre ishin burra dhe dy gra. Ndërkohë, 20 të tjerë kanë përfunduar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora.

Dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë klikime në Youtube.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...