Rreth 1 mijë qytetarë kanë protestuar sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës e dalë nga UÇK-ja. Protestë filloi e qetë por e tensionuar, dhe me brohoritje kundër Rektorit Ramadan Zejnullahu. Pasi Zejnullahu nuk pranonte takim me protestuesit, organizatorët i dhanë ultimatum 30 minuta që të japë dorëheqje dhe të largohet nga Rektorati. Pas kalimit të ultimatumit, turma tentoi futjen me forcë në universitet, që nxiti përplasje me forcat speciale policore. Nga përleshjet mbetën të lënduar disa protestues. Ndryshe protesta e OVL-së vjen për shkak të vlerësimit se rektori Zejnullahu ka shkelur memorandumin me organizatat e dala nga lufta, që parashikonte regjistrimin e lirë të studentëve të propozuar nga veteranët e luftës. Rektori kishte refuzuar regjistrimin e 1 mijë studentëve të dërguar nga OVL UÇK-ja. Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me