Maqedonia shënon sot Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Më 23 tetor 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev themeluan Komitetin Revolucionar Maqedonas nga i cili doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO), ose Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe e Odrinit (VMORO). Organizata luftoi për çlirimin e Maqedonisë me forca të veta, pa ndihmë nga jashtë. Themelimi i VMORO-së shënoi fillimin e lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, që përmes Republikës së Ilindenit në vitin 1903 dhe republikës së Krushevës, si dhe falë Luftës Çlirimtare Popullore rezultoi me krijimin e shtetit modern të pavarur maqedonas. Për nder të kësaj dite, sot u mbajtën disa aktivitete përkujtimore, ku morën pjesë krerët e lartë të shtetit. Kurora me lule u vendosën në monumentin e VMRO-së, si dhe në parkun “gruaja luftëtare”. Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...