Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në ditën e fundit të turit diplomatik takoi përfaqësuesit e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel. Ashtu sikurse nga zyrtarët e tjerë të lartë evropianë, ai kërkoi përfshirjen edhe të NATO-s në procesin e zgjidhjes së emrit.  Megjithatë Zv/Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Aleksander Vershbau si dhe Ndihmës/Sekretari Teri Stamatopulos, shprehën qëndrimin e njohur tashmë të Aleancës, se Maqedonia do të anëtarësohet në NATO atëherë kur të kapërcejë problemin me Greqinë. 

“Sigurisht që është biseduar edhe për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit. NATO apeloi te unë dhe autoritetet e tjera vendore që sa më parë të gjendet një zgjidhje të kenë një konsensus etnik që kjo temë të mbyllet”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në takim është theksuar gjithashtu se anëtarësimi i vendit në NATO do të kontribuonte në përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndër-fqinjësore si dhe do të hapte rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Sigurisht që NATO ka vullnet të fortë që vendi ynë, sa më parë të anëtarësohet në Aleancën politiko- ushtarake NATO, me qëllim të forcimit të stabilitetit në rajon, me qëllim të forcimit e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, me qëllimin më të mirë që të krijohet një klimë sa më e mire që vendi ynë të sa më parë të fillojë edhe bisedimet për anëtarësim në BE”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Zv/sekretari i përgjithshëm i NATO-s Aleksander Vershbau theksoi mundësinë që Këshilli i NATO-s, i përbërë nga 28 vendet anëtare të Aleancës, të vizitojë Maqedoninë dhe të theksojë nevojën për nxitjen e marrjes së vendimeve nga Maqedonia në kuadër të zgjidhjes së emrit, që do i hapnin rrugën e NATO-s Maqedonisë. Qëndrimin e përsëritur në Bruksel, Ahmeti e shfrytëzoi për të zhvilluar një takim punë edhe me ambasadorët e Greqisë dhe Bullgarisë në BE. Semra Jakupi

 
Loading...

Shpërndaj me

Loading...