Në dhjetor, rreth 185,000 qytetarëve që kanë skanuar llogari fiskale do të marrin gjithsej 3 milion euro nga kthimi i TVSH-së. Nga 1 korriku, që kur filloi projekti i Ministrisë së Financave, janë skanuar 39 milion llogari fiskale, ndërsa analizat kanë treguar që rritja e skanimit është më e dukshme në komunat e Aerodormit, Qendrës, Manastirit dhe Shtipit. Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk ka një shifër të saktë se sa qytetarë e kanë arritur limitin prej 1800 denarëve, pasi rreth 10,000 qytetarë nuk e kanë llogarinë e saktë të transaksionit.

Kemi rezultate të mira në pjesën e pagesave nëse krahasojmë të dhënat me vitet e tjera, kemi një rritje të TVSH-së për më shumë se 10% në korrik, gusht dhe shtator. Do të dëshiroja t’u bëj thirrje të gjithë personave fizik që përdorin aplikacionin se duhet të kontrollojnë llogaritë e tyre të transaksionit nëse ka ndonjë ndryshim ta korrigjojnë, nëse nuk kanë futur llogari transaksioni ta bëjnë këtë sa më shpejt sepse na e lehtësojnë edhe neve si DAP që të mund t’i kthejmë paratë”-tha Sanja Llukarevska , drejtore e DAP.

Për dy javë, fillon loja shpërblyese “TVSH-ja ime, shpërblimi im”, me fond prej 50 mijë euro ndërsa do të ketë edhe shpërblime ditore, mujore dy shpërblime kryesore me nga 3 milionë denarë, që do të ndahen në mars dhe dhjetor të vitit të ardhshëm. Gjatë skanimit të llogarive fiskale, pa marrë parasysh shumës, shfrytëzuesit do të marrin mesazh nëse fatura është fituese apo jo. Qëllimi është që të stimulohen qytetarët për ta ngritur moralin në pjesën e tatimit- shprehet ministrja e financave.

Nina Angellvosla, Ministre e Financave

“Lojërat si të tilla përdoren nga të gjitha qeveritë, jo vetëm nga qeveritë e vendeve të zhvilluara, jo vetëm për ekonominë gri, por përdoren që të ndryshohet një shprehi e caktuar dhe të stimulohet një aktivitet i caktuar. Lidhur me fondin shpërblyes që do të ndahet, i njëjti do të jetë i kapshëm për të gjithë qytetarët që kanë mundësi të marrin shpërblim ditor apo mujor dhe e dimë që të gjithë i duam lojërat shpërblyese. Kjo është një mënyrë për të na ndihmuar në adresimin e ekonomisë gri”.

Realizimi i projektit “TVSH-ja ime, shpërblimi im” i është besuar kompanisë “Meken” që në 12 muajt e ardhshëm do ta realizojë strategjinë e marketingut, propozimin e tërheqjes dhe shpalljes së fituesve.

ALSAT

 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...