BDI-ja edhe pas 15 viteve vazhdon të premtojë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet në Maqedoni. Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Artan Grubi tha se gjatë këtij mandati, rregullativa ligjore që garanton përdorimin e gjuhës shqipe do të jetë prioritet, përfshirë këtu edhe kryesim me seancat parlamentare në gjuhën shqipe, përdorim në sektorin gjyqësor dhe në nivel lokal. I pyetur se çfarë e ka penguar këtë parti të zbatojë përdorimin e gjuhës gjatë mandateve të kaluara, Grubi tha se kjo çështje nuk ka pasur mbështetjen e partive maqedonase por sipas tij, kësaj radhe, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit garantohet edhe nga bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinës.

“Ne jemi të bindur se mandati i fuqishëm që qytetarët do të na i japin në 11 dhjetor do të na mundësojë miratimin e një ligji të ri për përdorimin e gjuhës. Këtë e dinë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, këtë e din edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja por edhe PDSH-ja e ka shumë të vetëdijshme se BDI-ja do e miratoi këtë ligj menjëherë pas 11 dhjetorit. Kjo do të thotë se ata që nuk e njohin gjuhën, si ju në këtë rast, duhet ta mësojnë”, deklaroi Artan Grubi.

Alsat-M

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...