Zinxhiri i marketeve të mallrave teknike Setec, sot shënon 26 vjet të ekzistencës në tregun e Maqedonisë. Me këtë rast, kompania po organizon aksion disa ditor të shitjes së produkteve të saja, duke ulur çmimet deri në 50%. Setek në tërë vendin ka 26 dyqane, por produktet e tyre mund të gjenden edhe në 200 kompani të tjera partnere. Në Kompani punojnë 350 persona. Menaxhmenti i Setec-ut, i fton qytetarët të vizitojnë pikat e shitjes dhe të binden në çmimet vërtetë me zbritje të pajisjeve të bardha, pajisjeve shtëpiake, televizorëve, kompjuterëve.

Njëzet e gjashtë vjet është një periudhë ekzistence vërtet e gjatë në tregun e Maqedonisë, dhe me këtë rast “Setec, gjithçka nga pajisjet” organizon zbritje të mëdha në të gjithë gamën e produkteve teknologjike. Duke filluar nga pajisjet e bardha, televizorë, telefonat celularë, laptopë. Zbritjet janë vërtet të mëdha që shkojnë deri në 50 për qind, dhe ato zbritje do të zgjasin nga sot deri të shtunën – deklaroi Dejan Kimovski, drejtori i Setec.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...