Mbi 250 mijë protestues kanë vërshuar mbrëmë rrugët e kryeqytetit të Çekisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Babish.

Siç shkruan Rojters, kjo ka qenë protesta më masovike që prej vitit 1989 kur edhe u rrëzua qeveria komuniste e atëhershme.

Protestuesit ishin mbledhur në parkun “Letna”, protestat po zhvillohen kundër Babish për shkak të dyshimeve se i njëjti ka kryer mashtrime dhe ka patur konflikt interesi.

Organizatorët e protestës kanë njoftuar se vetëm mbrëmë kanë qenë të pranishëm 250 mijë vetë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...