Boksieri shqiptar i katëgorisë së rëndë nga Bazeli, Arnold „Kobra“, ka fituar meçin e radhës ndaj kroatit Marino Goles, me një proces shumë të shkurtër. Meçi nuk ka zgajtuar as edhe një minutë të vetme dhe ka përfunduar menjëherë. Vetëm pas goditjes së parë, Gjergjaj ia humbi orientimin boksierit kroat. Nga këndi i tij, menjëherë u hodhë edhe peshqiri, duke dorëzuar meçin pas një nokauti teknik brenda 42 sekondave. Për Gjergjajn, kjo është fitorja e 29-të, në 29 meçe profesioniste, ndërsa 21 i ka përfunduar me nokaut. Kështu pra, Gjergjaj e përfundon një sezon të suksesshëm e për lakmi. „Jam i befasuar që kroati e dorëzoi meçin kaq heret. Prisja që ai ta vazhdojë betejën dhe do ta grushtoja edhe më rëndë“, ka deklaruar Gjergjaj për mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...