Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, pasi një shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë shkatërruar një tendë në Rajastan të Indisë.

E përditshmja lokale, Hindustan Times, ka thënë se 300 persona janë mbledhur brenda tendës për një ngjarje fetare.

Ministri shtetëror për Menaxhimin e Katastrofave, Bhanwar Lal Meghwal, ka pyetur se pse organizatorët nuk kanë ndalur energjinë elektrike meqë moti ka qenë me shi.

Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim për këtë incident.

Kryeministri indian, Narendra Modi e ka cilësuar incidentin “fatkeq” të dielën, duke thënë se lutjet e tij shkojnë për familjet e të prekurve nga ky rast.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...