Kampioni i golfit Tiger Woods është urdhëruar nga gjykata amerikane që t’i nënshtrohet plot 137 testesh atësisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat shkruajnë se vendimi vjen pas kërkesës së 137 femrave.

Ato pretendojnë se kanë qenë të dashurat e kampionit të golfit dhe se kanë lindur fëmijët e tij.

Kur gjyqtari shpalli vendimin e tij, shumë femra, të cilat pretendojnë se kanë lindur fëmijë me Woods qanë nga gëzimi.

Shumë prej tyre kanë luftuar për më shumë se 7 vjet për të arritur këtë vendim. Gjykata i ka dhënë një muaj kohë lojtarit të golfit për t’iu nënshtruar të gjitha testeve të ADN-së.

Avokati i Tiger Woods ka deklaruar se klienti i tij e respekton vendimin e gjykatës dhe se do t’i nënshtrohet të gjitha analizave të mundshme.

Loading...

Shpërndaj me