Ish seleksionuesi i Maqedonië dhe aktualisht trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz,sërisht ka dëshmuar se ka besim të plotë se mund të arrijë suksese me ekpin shkodran, ndërsa për këtë bindje, ai ka refuzuar oferta të majme jashtë Shqipërisë.

“Po zbuloj këtu një fakt. Vetëm tre ditë më parë kam marrë një ofertë nga ekipi Zob Ahan në Iran, i cili më ofronte 300 mijë euro në vit. Megjithatë, e refuzova sepse dua që të vazhdoj punën te Vllaznia. Me këtë desha të them se Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri dhe madje edhe për të tilla oferta si kjo që ka ardhur nga Irani”, ishin fjalët e Jonuz në një emision në TV Rozafa.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...