Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Grupit A, pasi ka mundur 1-0 Galatsaray-n në transfertë. Skuadra e Zidanit ishte e fundit në grup para këtij takimi, ndërsa tani është ngjitur në të dytin me katër pikë. Goli që ka vendosur takimin është realizuar nga Kroos në minutën e 18-të, por madrilenët duhet të falënderojnë edhe portierin Kurtua, i cili ka shpëtuar rezultatin me disa pritje të jashtëzakonshme. Ky grup kryesohet nga PSZh që ka shkatërruar Klub Brizhin me rezultatin 5-0. Protagonistët e kësaj sfidë kanë qenë Mauro Ikardi dhe Kilian Mbape. Ylli i Parisit ka thyer rekordin e Messi-t dhe është bërë lojtari më i ri që arrin në kuotën e 15 golave në Ligën e Kampionëve.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...