Portieri i Real Madridit, Kejlor Navas, është i pakënaqur me rolin e tij si zëvendësues në skuadër, andaj dëshiron të transferohet diku tjetër. Sipas të përditshmes “Marca”, portieri i kombëtares së Kosta Rikës, fillimisht kishte bërë paqe, me vendimin për të qenë Tibo Kurtua numri 1 i të bardhëve, por tani duket se ka ndryshuar mendje. Për pasojë, madrilenët kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues hipotetik, nëse Navas vendos të largohet në ditët e mbetura të merkatos së kësaj vere, deri më 2 shtator. Nga ana tjetër, ylli i Sporting-ut të Lisbonës, Fernandes, i është ofruar Real Madridit. “AS” raporton se klubi portugez po kërkon ta shesë 24-vjeçarin, ndërsa vlera e tij është e lartë dhe kap shifrat prej 70 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...