Në portën triumfale të turpit në Shkup do të vendosim numërator dhe për çdo milion euro të kthyer numratori do të lëviz, për çdo denar, për çdo euro, për çdo frangë, për çdo dollar të vjedhur. Të gjitha paratë e vjedhura do t’i kthejmë pas përmes mekanizmave për rialokim të buxhetit deri te ju, deri te qytetarët, deri te secili prej jush, për shkak se ato janë para tuaja të vjedhura. Shpirtin ua çrrënjosën këto dhjetë vite!

Këtë premtim kryeministri Zoran Zaev e kishte bërë në nëntor të vitit 2016, gjatë fushatës zgjedhore. Ajo ishte shpallur si simboli i LSDM-së për të dëshmuar krimet e pushtetit të kaluar të Gruevskit.

Numratori u vendos në gusht të vitit 2018, por 3 vite pasi u premtua dhe një vit pasi u vendos, ai qëndron i fikur dhe nuk ka filluar të numërojë asnjë denar të kthyer nga paratë për të cilat kryeministri Zoran Zaev thotë se funksionarët e pushtetit të kaluar i kanë fituar në mënyrë kriminele.

Në pyetjen e TV ALSAT, pse numratori nuk funksionon, nga Qeveria ne hedhin fajin te lëndët e papërfunduara në prokurori dhe gjyqësor, të nvgritura ndaj funksionarëve të pushtetit të kaluar.

Qeveria

Numratori i vendosur në Portën Triumfale ende nuk është në funksion për shkak se një pjesë e të dhënave të cilat do të shfaqen, janë në procedurë parahetimore dhe gjyqësore. Në atë moment kur të gjitha procedurat duhet të jenë të përfuduara, të dhënat që janë parashikuar të publikohen, pra mjetet e kthyera në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shfaqen në të.

Ish gjykatësja Vera Koço thotë se faji nuk mund t’i lihet vetëm gjykatave, por edhe ngecjes së proceseve reformuese nëpër gjykata.

Faji nuk mund të jetë vetëm i pushtetit gjyqësor i cili për hir të së vërtetës dëshmoi efikasitet të pamjaftueshëm. Këtu do të theksoja edhe idenë që bisedohej në vendin tonë, për rizgjedhjen e gjykatësve, por kjo ide u humb dhe nuk shkoi deri në fund. Por, atë që politikanët nuk arritën ta vendosin në efekt, sjelljen e ligjit të ri për PSP-në, konkretisht gjetjen e një zgjidhjeje për të ardhmen e PSP-së, lë një imazh shumë të keq në opinion, lidhur me atë se cfarë do të ndodhë më tej me krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë- deklaroi Vera Koço, ish-gjykatëse.

Nga numri i madh i lëndëve gjyqësore që ka ngritur Prokuroria Speciale publike, të dala nga përgjimet e kryera nga vetë pushteti i kaluar i Nikolla Gruevski dhe shhpërdorimet me paratë e buxhetit të shtetit, deri tani kanë marrë përfundim gjyqësor rastet “Tanku” dhe “Trust”. Në rastin “Tanku”, bëhej fjalë për Mercedesin e blinduar dhe luksoz që ish kryeministri Nikolla Gruevski porositi për nevojat e tij. Ndërsa rasti “Trust” kishte të bënte me tenderin e paligjshëm për gërmime në minierën “REK Bitola”.

Mefail Ismaili               

Loading...

Shpërndaj me

Loading...