Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me lidershipin e ri evropian sonte në Bruksel, paraqet një mundësi e mirë për parapërgatitjet lidhur me samitin e Zagrebit, në mënyrë që të përhapet perspektiva për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Është takimi i parë i liderëve të ri evropianë që organizojnë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ka një fokus të shtuar të liderëve të ri evropian me liderët e Ballkanit”, tha presidenti Thaçi në një intervistë për RTK.

Ai tha se duhet të paraqitet një vizion për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka pasur dhe ka arsye të ndihet e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga BE për shkak të mos liberalizimit të vizave, pasi ka përmbushur kriteret e kërkuara. Mos uniteti i BE ka ndikuar për të keq për Kosovën që ky proces të vazhdojë deri në pafundësi”, tha Thaçi.

Për më tepër, kreu i shtetit të Kosovës kërkoi që BE të jetë unike në mbështetje të Kosovës, duke përkujtuar se janë edhe pesë vende anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Thaçi nga Brukseli ka thënë se BE-ja ishte e gatshme që të liberalizonte vizat në vitin 2016-të, por për shkak të ngatërresave politike që ishin në atë kohë nuk kishte ndodhur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...