Kombet e Bashkuara rekomanduan sot zyrtarët dhe oficerët që punojnë në misionet e ndryshme të OKB-së, që të mos udhëtojnë me aeroplanët “Boeing 737 Max 8”.

Departamenti i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (UNDG) lëshoi një deklaratë, ku thuhet se në aksidentin e fundit tragjik të ndodhur në Etiopi, kanë humbur jetën 21 zyrtarë të OKB-së.

Fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737 Max” e kanë ndaluar shtete e Bashkimit Evropian, SHBA-ja, Kosova, Shqipëria, Kanadaja, Australia dhe shumë shtete tjera.

Shpërndaj me