Kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie të mërkurën pasi një shumicë e ligjvënësve në Kosovë votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshje politike që lidhej pjesërisht me pandeminë.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua pasi partnerët e tij kryesorë të koalicionit u bashkuan me partitë e opozitës në një votë mosbesimi kundër qeverisë së tyre, duke mposhtur zotin Kurti me një votim 82 pro dhe 32 kundër, shkruan New York Times.

Kurti mbetet kryeministri i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re. Por rënia e qeverisë së tij e lë Kosovën pa udhëheqje të fortë, në një kohë kur shumica e qeverive të tjera kombëtare po kërkojnë të zgjasin fuqitë e tyre për të luftuar pandeminë, përkujton gazeta amerikane.

Votimi u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilëve e kanë vendosur Ku rtin nën presion të madh që kur qeveria e tij ishte betuar në muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij ndaj aspekteve të një marrëveshje paqeje amerikane në rajon, vazhdon shkrimi i New York Times.

Por ajo u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilët lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar pa mëshirshmërinë e rrëzimit të një qeverie gjatë një pandemie.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionuese për t’u marrë me këtë krizë,” thuhet në deklaratë.

Votimi ishte pjesërisht rezultat i një mosmarrëveshje ditëve të fundit midis partisë së Kurtit dhe partnerëve të saj të ri të koalicionit se si të kufizohet jeta e përditshme në vend prej rreth 1.8 milion si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...