Një portret i Beet’hovenit, i vizatuar me ngjyrën e një kallamari të gjallë nga piktori surrealist spanjoll, Salvador Dalí, do të shfaqet për herë të parë të dielën në Gjermani.
 
Vizatimi është pjesë e ekspozitës së Salvador Dalísë dhe Hans Arpit, që do të hapet në Remagen të Gjermanisë me rastin e 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh.
 
Dalí (1904-1989) dhe Arp (1886-1966) u takuan në Paris në vitin 1929 dhe punuan së bashku për një dekadë, duke marrë pjesë në ekspozita të shumta, kur Arp ishte në fazën e tij surrealiste.
 
Ekspozita është realizuar për të treguar dialogun intensiv që ekzistonte mes dy artistëve gjatë kulmit të Surrealizmit.
Loading...

Shpërndaj me

Loading...