Leonardo Bonuçi do të vesh fanellën e Milanit, ndërsa skuadra e Juventusit do të përfitojë 40 mln euro, që bën është lëvizjën më të bujshme të merkatos verore në Seria A. Mbrojtësi italian do të përfitojë 6.5 milion euro në sezon, me çka bëhet mbrojtësi më i paguar në kampionatin Italian. Skuadra e Milanit në këtë afat kalimtar ka blerë 9 futbollist përfshi këtu edhe Rodrigez, Konti, Kesi, Silva, Musakio, Çalhanogllu dhe Borinin. Ndërkohë skuadra e Real Madridit sot prezantoi Dani Sebalosin, për të cilin pagoi 16.5 milion euro në arkën e Betisit. Në këtë mënyrë Sebalos bëhet futbollisti i tretë më i shtrenjtë  në historikun e Betisit, ndërsa rekordi mbetet te Hoakinit, i cili në vitin 2005, nga Betisi kaloi te Valencia për 25 mln euro.

Shpërndaj me