Pjesa më e madhe e arave që u vërshuan vitin e kaluar do të ngelin pa mbjellë. Edhe pse mbjellja pranverore po vazhdon, një pjesë shumë e vogël e bujqve kanë arritur t’i kthejnë tokat e tyre në gjendje normale dhe të fillojnë me mbjelljen. Disa bujq nga Stajkovca dhe Hasanbegu thonë se mbjelljen e kanë filluar me borxhe. Kush ka të holla do të ketë edhe prodhimtari, ndërsa ata që nuk kanë para do t’i lënë arat pa mbjellë.

Ka ulje të madhe të sipërfaqeve, kjo është normale sepse nevojiten para për mbjellje. Unë deri më tani kam blerë 60 metra zorrë ndërsa nevojiten edhe 50 metra. Bleva 50 gypa për sera pasi çdo gjë ishte e shkatërruar. Këto janë harxhime të mëdha”

Shpresoj ta nxjerrim në kohë këtë prodhim. U aktivizuam që në kohën e vështrimeve, i riparuam dëmet, ndërsa komuna aspak nuk na ndihmoi. Mendoj se do të arrijmë të kthehemi në gjendjen fillestare, edhe pse do të jetë vështirë. Kemi sipërfaqe të mëdha ndërsa vështirë ishte të kthehemi në gjendjen normale. Ne nuk kemi 10 sera, por 70 dhe duhet pak kohë të riparohen. Ende nuk kemi marrë dëmshpërblim për lëndët e para siç janë najllonët, shufrat, zorrët dhe sistemi i ujitjes pikë-pikë. Gjithçka kemi bërë vetë – shprehen disa bujq.

Kopshtarët e rajonit të Shkupit thonë se përveç që shteti u ka borxh para për lëndët e para që u shkatërruan nga vërshimet, problem shtesë është edhe mos dhënia e subvencioneve. Për dallim nga ky vit, vitet e kaluara në këtë pjesë të Shkupit thuajse nuk kishte asnjë arë pa mbjellë me speca, domate, dredhëza ose patate. Këtë vit për shkak të mungesës së parave një pjesë e madhe e arave janë tokë e shkatërruar.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me