Zhvillimi i barabartë i rajoneve në Maqedoni tani për tani do të ngelë vetëm në letër. Përpjekjet e qeverisë së re për momentin janë vetëm deklarative. Për këtë tregon fakti që me rishikimin e buxhetit nuk është siguruar asnjë denarë më shumë nga ajo që parashihej në buxhetin e vitit 2017, i miratuar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Në të dy buxhetet kjo shumë është rreth 3.7 milion euro, edhe pse ligji parasheh që të ndahet 1% nga PBV, gjegjësisht rreth 100 milion euro në vit.

Kur themi 1% nga PBV, nuk mendojmë vetëm në 1% të holla që jepen drejtpërdrejtë, por edhe për mjetet që jepen përmes ministrive tjera, si mjete buxhetore për mbështetjen e rajoneve të caktuara. Për shembull, nëse këto nuk janë mjete që kanë ardhur drejtpërdrejtë në rajonet për zhvillim rajonal, ndërsa janë mjete të Ministrisë së Arsimit përmes së cilës është ndërtuar ndonjë shkollë në atë rajon, kuptohet edhe këto janë mjete nga buxheti – tha Koço Angjushev, zv/ kryeministër për çështje ekonomike.

Por, Ligji thotë diç tjetër. Shteti duhet ta ndajë këtë shumë të parave vetëm për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal përmes tetë rajoneve planore. Paratë u jepen atyre, pas çka ata i shpërndajnë. Këtë e konfirmoi edhe ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

Ndryshe në nëntë vitet e fundit për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë vetëm 16 milion euro me të cilat janë realizuar 560 projekte. Vlerësimet janë se këto projekte nuk kanë kontribuuar për përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat e pazhvilluara në vend. Kryeministri Zoran Zaev premtoi se deri në fund të mandatit do të arrihet niveli prej 1% nga PBV të ndahet për zhvillim të barabartë.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me