Maqedonia është si dy botë të ndryshme, njëra pjesë është e zhvilluar, tjetra jashtëzakonisht e pazhvilluar, pa kanalizime, pa ujë dhe pa infrastrukturë. Ky është qëndrimi i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, për zhvillim të barabartë rajonal.

Nëse vazhdojmë me këtë tendencë, ne nuk do të kemi një shtet, por do të kemi disa qytete të mëdha që sigurisht nuk është një tendencë e botës së zhvilluar- tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike

Për të vënë kontroll në mënyrën dhe për çfarë shpenzohen 1 për qind e PBV-së, para të caktuara për zhvillimin e barabartë të rajoneve, Qeveria me fondet Zvicerane do të zhvillojë softuer kompjuterik. Përmes softuerit do të ndiqet si shpenzohen fondet buxhetore për këtë qëllim.

Mjetet buxhetore duhet të ndahen në përputhje me nivelin e zhvillimit të rajoneve.

Kërkohet transparencë më e madhe, llogaridhënie dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në planifikimin dhe zbatimin e zhvillimit rajonal- Sibel Sutel Tehada- ambasadore e Zvicrës në Maqedoni.

Përndryshe, pikërisht për shkak të zhvillimit të pabarabartë dhe mungesës së kushteve për jetesë cilësore, shumica e tetë rajoneve planore në vendin tonë u përballën me shpërngulje masive, si dhe rritet numri i fshatrave që mbeten pa banorë.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me