Është evidentuar përmirësim drastik i raportimi të mediave periudhën parazgjedhore. Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski tha se deri tani janë regjistruar vetëm 5 shkelje teknike të standardeve për dallim nga periudha e mëparshme parazgjedhore me rreth 70 shkelje përmbajtësore.

Vetëm tek një medium kemi mos-balancim dhe nëse e krahasojmë me atë se si ishte vitin e kaluar dhe tani, këtu më shumë bëhet fjalë për mosbalancim kuantitativ, pra kishte 50 minuta më shumë për opozitën sesa për Qeverinë. Tek të gjithë mediat tjera kemi respektim të Kodit Zgjedhor –  tha Zoran Trajçevski, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Por situata me portalet të cilat nuk rregullohen me ligj është e ndryshme. Sipas Xhabir Derallës nga Qendra për Liri “Civil”, në portale, në to në masë të madhe është prezentë gjuha e urrejtjes.

Mediat elektronike që kanë më shumë ndikim në shoqëri i citojnë ato portale, në të cilat keni me të vërtetë edhe mbeturina të rënda edhe shumë gjuhë të urrejtjes, gënjeshtra, shpifje dhe dezinformata, sa të doni. Dhe kjo mandej ka efekt fatal në shoqëri. Kjo në kushte të kësaj periudhe parazgjedhore vërehet në masë shumë të madhe – u shpreh Xhabir Deralla, CIVIL.

Gjithsesi është zvogëluar numri i sulmeve ndaj gazetarëve. Por Naser Selmani nga SHGM kërkon mbrojtje institucionale të gazetarëve, që kjo situatë të përmirësohet edhe më shumë.

Në këto zgjedhje nuk ka asnjë sulm fizik ndaj gazetarëve. Mendoj se kjo është falë sjelljes para së gjithash të policisë, që tani ka trajtim shumë të ndryshëm ndaj sulmeve ndaj gazetarëve. Shumë shpejtë, thujase ditën e njëjtë të sulmit, policia arrin t’i identifikojë sulmuesit dhe ditën tjetër i fton në bisedë informative –  theksoi Naser Selmani, SHGM.

Ndryshe, nga të pranishmit në debat, kjo fushatë parazgjedhore, bazuar në retorikën e saj u kategorizua në llojin e fushatës së zezë ose negative, për shkak se partitë politike me anë të klipeve të ndryshme akuzojnë rëndë njëra-tjetrën.

Anesa Salihi

Shpërndaj me