Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se deri në fund të vitit në Kuvend do të ratifikohet marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në një intervistë për televizionin kombëtar bullgar Zaev tha se me Kosovën dhe Shqipërinë, Maqedonia ka raporte të shkëlqyera ndërkohë që me Serbinë është në rrugë të përmirësimit. Lidhur me kontestin e emrit me Greqinë, Zaev tha se dyja vendet angazhohen fuqishëm për zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Zaev paralajmëroi rishikimin e teksteve shkollore ku në disa raste në librat e historisë është quajtur fashizmi bullgar.

Kohën e fashizmit historia edhe në Bullgari por edhe në Maqedoni e shkruan si vepra që vet fashizmi nuk është i lidhur me kombet por me individët. Nuk mund ta akuzojmë tërë Gjermaninë për ndonjë punë të caktuar, apo Bullgarinë e Maqedoninë. Lufta jonë ishte kundër fashizmit, për të cilën e tërë bota e kishte luftuar si tendencë e atëhershme. Në disa tekste shkollore në të kaluarën shkruante okupatori fashist bullgar. Tekstet e reja moderne, historia moderne në Maqedoni shkruan vetëm për fashizmin jo për kombet si fashistë apo okupatorë. Unë besoj se në tekstet aktuale nuk ka, gjithsesi nëse ka, në frymën e miqësisë kjo duhet të përmirësohet. Ekzistojnë njerëz të ndryshëm që kanë fituar licenca dhe kanë shkruar tekste. Shteti është i detyrueshëm që në frymën e miqësisë ta shohë atë që të mund të ndërtojë miqësi e jo armiqësi – tha kryeministri Zoran Zaev.

Alsat-M

Shpërndaj me