Prodhimtaria industriale në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrja e gurëve shënon rënie prej 16,8% gjatë vitit të kaluar deri në muajin nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje ka prodhimtaria e produkteve jometale minerale. Sektori i xehetarisë kërkon miratimin e një strategjie për ta ndihmuar këtë degë, por edhe për zgjidhjen e problemit me gërmimin jolegal.

  Problem paraqet gërmimi jolegal, ndërsa përgjegjësinë e mbajnë Ministria e mjedisit dhe Ministria e ekonomisë. Edhe njerëzit e keqpërdorin atë pozitë dhe ende ka sasi enorme të eksploatimit jolegal të lëndëve të para. Kjo ndikon edhe mbi punën e sektorit të ndërtimtarisë, ku nuk ka kontroll mbi kualitetin e materialeve që përdoren për ndërtim – deklaroi Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit të Xehetarisë së Maqedonisë.

Edhe pse dhjetë vitet e fundit xehetaria shënon zhvillim, megjithatë koncesionet e shumta të lëshuara për hulumtime gjeologjike dhe koncesionet për eksploatimin e lëndëve të para minerale nuk kanë kontribuar për rezultate më të mira, thonë nga Asociacioni i Xehetarisë. Gjatë 40 viteve të fundit, nuk është hapur as një objekt të ri të xehetarisë për gërmimin dhe përpunimin e lëndëve të para metalike minerale, ndërsa nga ana tjetër, pavarësisht reagimeve të shpeshta të sektorit të xehetarisë, vazhdon hapja e guroreve në distanca të vogla mes tyre, të cilat ndikojnë negativisht jo vetëm ndaj ekologjisë, por edhe ndaj ekonomisë.

Natasha Stojanovska

Shpërndaj me