Kryesia e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS) në seancën e sotme mori vendim që të mos inicojë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kumtoi sonte lideri i partisë dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të seancës Vuçiq iu falënderua anëtarëve të Kryesisë pasi pothuaj “njëzëri, me dy vota kundër” e kanë përkrahur qëndrimin e tij se “interesi shtetëror dhe kombëtar është më i rëndësishëm se ai partiak”.

Ai theksoi se Kryesia e SNS-së ka marrë vendim “me tërë fuqinë e saj, vendosmërinë dhe guximin që të luftojë për fitore” në zgjedhjet e ardhshme për organet e pushtetit lokal në Beograd.

“Nuk është përkrahur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe krahas faktit se në vet debatin ka pasur numër të njëjtë ose diçka më të madh të personave, të cilët ishin kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Vuçiq

Shpërndaj me