Ka vazhduar retorika me të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë edhe më parë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një fjalim drejtuar kombit serb, Vuçiq sonte sërish e ka quajtur kryeministrin Haradinaj kriminel, ndërsa e ka komentuar hyrjen e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës, ai ka thënë se nuk ka pasur alternativë tjetër. Vuçiq ka përsëritur qëndrimin që ka dhënë para votimit të qeverisë së Kosovës, ku sipas tij bashkimi i Listës Serbe me Albin Kurtin do të ishte edhe më keq, pasi partia e tij angazhohet për bashkim me Shqipërinë. Ndërsa ka shtuar se alternativë të dytë Lista Serbe kishte të mos e mbështes askë, kurse alternativa e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt.

Shpërndaj me