Integrimi ekonomik do t’u japë fund barrierave rajonale që kanë penguar mirëqenien e përbashkët dhe do të ndihmojë për t’u përgatitur për anëtarësimin në BE, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“E ardhmja e Ballkanit duket sot shumë më e ndritur  sesa dy dekada më parë”, shtoi ai.

“Luftërat në Ballkan kanë shkaktuar vdekjen e mbi 100 000 personave dhe largimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre. Ekonomitë e rajoneve janë rrënuar … Liderët politikë nga palët kundërshtare kanë humbur besimin ndaj njëri-tjetrit duke mos patur një vizion të vërtetë për të ardhmen”, thotë presidenti serb.

“Si një i ri në atë kohë, nuk mund të kuptoja se çfarë mund të përfitohej nga bashkëpunimi përtej vendit… Situata sot tregon se barrierave mund t’u jepet fund me anë të një vullneti të mjaftueshëm të përbashkët. Marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajoneve kanë ndryshuar rrenjësisht gjatë dekadës së kaluar”, theksoi Vuçiç.

Shpërndaj me