Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll për meshkuj, ka mësuar emrat e kombëtareve kundërshtare për eliminatoret e evropianit të 2019-tës, i cili do të zhvillohet katër shtete – Slloveni, Belgjikë, Holandë dhe Francë. Për herë të parë në një evropian do të luajnë 24 përfaqësuese kombëtare dhe kjo është mundësia e mirë që Maqedonia për herë të parë të luaj në një event kaq të madh të volejbollit. Maqedonia bën pjesë në grup të njëjtë me Hungarinë, Ukrainën dhe Zvicrën, ndërsa në ndeshjet përfundimtare do të luajnë përfaqësueset e para në grupe si dhe pesë përfaqësueset e dytë më të mira nga grupet eliminatore. Maqedonia këto eliminatore (18.08.2018) i nis me Hungarinë dhe më pas luan me Ukrainën (18.08.2018) në terren vendas, ndërsa në ndeshjen e fundit përballet me Zvicrën(22.08.2018). Tri ndeshjet e kthimit i luan në vitin 2019.

Shpërndaj me