VMRO-DPMNE akuzon Prokurorinë Speciale për ankesat në Gjykatën e Apelit. Sipas tyre, kjo prokurori vepron me motive politike kurse pretendojnë  se krerët e partisë nuk e kanë në plan të arratisën dhe duhet t’u kthehet pasaporta.

Kërkesa për paraburgim për udhëheqësin e VMRO-DPMNE e dërguar për  apel , është fyerje dhe presion ndaj gjykatës që të mos i përmbys vendimet e padrejta për marrjen e pasaportës të të akuzuarve. Udhëheqësja e VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmend të arratisen, për shkak se nuk kanë kryer asnjë krim dhe gjithmonë kanë punuar sipas kushtetutës dhe ligjit. Udhëheqësit e partisë janë njerëz me dinjitet dhe integritet, të cilët shijojnë reputacion të madh si në Maqedoni , ashtu edhe jashtë, të njejtët përshkak funksionit të tyre në parti shpesh herë janë në udhëtime, nga fillimi I procedurave kundër tyre deri më tani ato kanë qenë disa herë jashtë vendit dhe nëse po donin që të arratiseshin do e kishin bërë shumë herë deri tani – Orce Gjerogjievski, VMRO-DPMNE.

Alsat-M

Shpërndaj me